Ngjarje

Demush Shaha ngre alarmin: Ajo çfarë ka ndodh në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë

Demush Shasha, njohësi i çështjeve europinae, dhe jo vetëm ka reaguar pas sulmit të djeshëm në një shkollë në Beograd, si pasojë e të cilit mbetën tetë të vrarë.

“Arsyeja përse nuk mund të ndalem së menduari për shuarjen e tetë fëmijëve në Beograd, është sepse jam i frikësuar për fëmijët këtu në Prishtinë. Kjo çfarë ka ndodhur në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë”, ka shkruar Shasha, transmeton Gazeta Insajderi.

Koha e kufizuar që prindërit shpenzojnë me fëmijët dhe bullizmi në shkolla kanë krijuar një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët. Në kohën e teknologjisë, të rrjeteve sociale dhe telefonave mobilë na duhet më shumë kohë, vëmendje, dashuri për fëmijët”, ka shkruar tutje Shasha.

Related Articles

Back to top button