Detaje të reja nga tentim vrasja e 18-vjeçarit në Prishtinë, të dyshuarit e therën me thikë për shkak të parave

Pasditen e djeshme, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku një i mitur u sulmua fizikisht dhe më pas u godit disa herë me thikë. 18-vjeçari përfundoi në QKUK si pasojë e plagëve, ndërsa të dyshuarit akoma nuk janë identifikuar.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se përveç të riut që u ther, në këtë incident ka mbetur i lënduar edhe shoku i tij. Ky i fundit është sulmuar me grushte dhe për pasojë mori lëndime trupore, për çka edhe ai u trajtua në spital.
Sipas informacioneve të para, dy të rinjtë u përballën me disa persona në mes të rrugës dhe sulmi dyshohet se ndodhi për shkak të të hollave.
Bazuar në dëshminë e viktimave të dhënë para hetuesve policorë, të dyshuarit fillimisht i kishin ndalur, duke iu kërkuar para dhe pasi nuk morën asnjë cent, iu vërsulen të rinjve, duke i sulmuar. Të njëjtit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për kapjen e të dyshuarve./GazetaSinjali/



