Ngjarje

Detaje të rënda/ 40-vjeçari i merr jètën nënës në Gjermani dhe merr pèng një grua dhe një fëmijë

Media gjermane “Bild” ka zbardhur detajet e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Dresdenit të shtunën në mëngjes.

Një person, 40 vjeçar, ende i paidentifikuar raportohet se ka vrarë fillimisht nënën e tij 70-vjeçare në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes.

Më pas i dyshuari gjerman hyri në një godinë ku ndodhen zyrat e një stacioni radioje, “Radio Dresden” në Ammonhof në qendër të qytetit dhe q ëlloi me pi stoletë, por pa mundur të futet në zyrat e radios.

Më pas ai u fsheh në një farmaci. Atje ai mori dy pengje (një grua dhe një fëmijë), rreth orës 12:30.

Autori ka mbetur i plagosur, ndërsa pengjet e tij nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Related Articles

Back to top button