Ngjarje

Do të qani kur ta shihni këtë video kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat vogëlushin: Rri i qetë. Do të japim çokollatë sapo të dalësh!

Momente tepër emocionuese, jo vetëm për ekipin e shpëtimit. Në një video të publikuar në media e rrjete sociale shihen pjestarët e ekipit të shpëtimit teksa bisedojnë me një djalë të vogël që kishte mbetur mes rrënojave. Ata përpiqen ta mbajnë të vetëdijshëm për sa kohë përpiqen ta nxjerrin nga rrënojat.

Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot. “Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira./PëmaEJetes/

Video më poshtë:

Related Articles

Back to top button