“Duhet të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin”
“Duhet të bëhet një film i ri për Ismail Qemalin” Filmi “Nëntori i Dytë”, që tregon udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur aty flamurin e shqiptarëve, vazhdon të jetë një ndër filmat më historikë në historinë e kinematografisë shqiptare.
Sa herë përmendet emri i Ismail Qemalit, sigurisht na shkon mendja tek imazhet e këtij filmi, dhe aktori që i ngjason personazhit të vërtetë që shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 1912.
Por, aktori i tetarit “Qendresa” në Fushë Kosovë, Fazli Haziri, që i ngjason Ismail Qemalit të vërtetë, thotë që ka nevojë të bëhet një film i ri për rrugëtimin e burrështetasit shqiptar.
Haziri, në Sytë 7 në Klan Kosova, beson që, me teknologjinë më të avancuar, me aktor profesional dhe me një histori më të përmbledhur, mund të bëhet një film edhe më i mirë mbi atë histori. Haziri tha se e ka ëndërr jetësore të luaj në një film zyrtar, ku do ta interpretonte rolin dhe imazhin e Ismail Qemalit.