Ngjarje
Dy mërgimtarë bllokojnë urën që lidh Gjermaninë dhe Francën: BE po toleron bandat në veri të Kosovës
Dy mërgimtarë, Brahim Shabani dhe Avdyl Latifi së bashku me fëmijët e tyre, kanë bllokuar më 24 dhjetor urën që lidh Gjermaninë dhe Francën në shenjë pakënaqësie për tolerimin që sipas tyre, Bashkimi Evropian po ua bën bandave serbo-ruse në Kosovë.
Sipas Shoqatës së Gruas “Kuq e Zi”, veprimi i dy mërgimtarëve ka ndodhur për shkak të pakënaqësive dhe dhimbjeve për atdheun e zënë “peng” nga bandat kriminale, transmeton lajmi.net.
Në videon e postuar në Facebook, shihet se bllokimi i urës që lidhë Gjermaninë me Francën ka vështirësuar paksa edhe komunikacionin.Në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësite të policisë.
Postimi i plotë: