Ngjarje
Dyshohet për sulm me shok-bombë ndaj një njësiti të EULEX-it në veri
Një njësit i EULEX-it po dyshohet se është sulmuar pak minuta me parë në pjesën veriore të vendit.
Sulmi dyshohet të ketë ndodhur në Rudarë të Komunës së Zveçanit.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim as nga EULEX-i e as nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet për dëmet e këtij sulmi.