Ngjarje
E dhimbshme: Ndahet nga jeta nëna e vëllezërve Binaj, pronarëve të restoranteve ‘Aurora’

Nëna e vëllezërve Binaj, Zyhra Kraja Binaj, është ndarë nga jeta sot në moshën 76-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e hidhur për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes njoftimeve mortore, teksa kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet nesër në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gorozhup në Has.
Kujtojmë se vëllezërit Binaj kanë në pronësi restorantet e njohura ‘Aurora’.




