Ngjarje
E rëndë: Humb jetën tragjikisht shqiptari 22-vjeçar, u përplas me një autobus
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.
22-vjeçari Neli Eriselto u përplas për vdekje mbrëmjen e të hënës teksa udhëtonte me një mjet tip “BMW”, raporton Euronews.
Mediat italiane shkruajnë se i riu ka devijuar makinën në korsinë e gabuar të rrugës dhe u përplas me një autobus, që po lëvizte në këtë aks.
22-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend, ndërsa makina e tij u shkatërrua plotësisht