Ngjarje

E tmerrshme: I zhveshur dhe me plagë, në këtë gjendje u gjet një trup i pajetë sot në Mitrovicë

Mitrovica u trondit pasditën e sotme, pasi brenda 8 minutash u gjenden dy të vdekur në rrugë.

Fillimisht u raportua për një të vdekur në rrugën “Ali Zeneli”.

Policia e konfirmoi rastin për “Jepi zë”, duke bërë të ditur që bëhet fjalë për një 77 vjeçar i cili vdiq në veturën e tij. Për të, raportohet se ka qenë vdekje natyrore.

Mirëpo, del se 8 minuta para këtij rasti, në Mitrovicë u gjet edhe një trup tjetër i pajetë.

Madje, hamendësimrt në rastin e dytë janë të rënda, pasi ka dyshime për vrasje.

“Jepi zë” ka siguruar pamje të momentit kur u gjet trupi i pajetë, i cili ishte thuajse i zhveshur dhe kishte shenja gjaku.

Related Articles

Back to top button