Ngjarje

EULEX u dërgoi policëve të bllokuar ushqime, veshmbathje e artikuj higjienik

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se më 17 dhjetor, EULEX’i u ka dërguar ushqim, veshmbathje si dhe sende higjienike policëve në Rudnicë/Jarinjë.

Wigemark përmes një cicërime në TWitter tha se ky furnizim erdhi pas kërkesës së Policisë së Kosovës.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës,@EULEXKosovo më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”.

Qe 11 ditë, disa policë të Policisë së Kosovës, kanë mbetur të bllokuar në objektet policore në Jarinjë e Leposaviq. Kjo për shkak të barrikadave të vendosura nga qytetarët serbë atje.

Këto barrikada janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq. Bllokimi i rrugëve ka pasuar me bllokimin e policëve që ishin dhe po vazhdojnë të jenë në Leposaviq dhe Jarinjë.

Related Articles

Back to top button