Sport

Festë e ‘çmendur’ në Buenos Aires pas fitores së Argjentinës

Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022.

Këta njerëz i bënë të lumtur Lionel Messi me shokë, të cilët ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.

Related Articles

Back to top button