Ngjarje

Fevziu, Haxhiu e Buzhala vihen në siklet, gazetari i pyet: “Sa iu pagoi BDI për të bërë propagandë?” (Video)

Gazetarët Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Blendi Fevziu ditën e djeshme udhëtuan drejt Maqedonisë së Veriut, ku dhe morën pjesë në seancën historike në Kuvend, ku Talat Xhaferi u votua me 65 vota pro për të qenë kryeministri i perkohshëm në RMV, duke u bërë kështu i pari shqiptar që merr këtë post.

Para seancës, gazetarët iu bashkuan në festime Talat Xhaferit, Ali Ahmetit dhe zyrtarëve të tjerë.

Pasi lanë ambientet ku dhe ishin bërë bashkë, një prej gazetarëve iu drejtua Haxhiut, Buzhalës dhe Fevziut duke i pyetur se sa ishin paguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të marrë pjesë dhe për të bërë propagandë.

Kjo pyetje nuk është pritur aspak mirë nga Blendi Fevziu i cili iu kthye gazetarit, duke i thënë “a s’të vjen turp?”.

Teksa “i mësoi” gazetarit dhe pyetjet që duhet të bënte, Fevziu ritheksoi se ndodhet në Maqedoni pasi është një çështje që ka interes, jo vetën për atë por për të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Ju na tregoni a ju ka paguar BDI të vini këtu dhe të bëni propabandë?

Blendi Fevziu: Si mund të bësh pyetje a ke marrë lek? A stë vjen turp?

Gazetari: Pse? Berati se ka problem

Fevziu: Por si mund të bësh pyetje a ke marrë lekë? Është turp ta bësh se je djalë i ri, është turp.

Gazetari: Po në veturë zyrtare po hyn

Fevziu: Në veturë se di ku po hy, por të marrësh lekë është turp ta bësh këtë pyetje se je gazetar i ri. Pyet njëher tjetër pse ke ardhur, a ka ndonjë interes për ty, a ka qenë në evente të tilla

Gazetari: A ka interes për ty?

Fevziu: Patjetër që ka/PortaliX

Related Articles

Back to top button