Ngjarje

Fillon seanca ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve në Gjykatën e Apelit, për rastin e 53 milionëshit

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Pal Lekajt e të tjerëve në Gjykatën e Apelit për rastin e 53 milionëshit.

Në këtë seancë, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankesat e palëve të përfshira në rastin e dënimit të ish-ministrit infrastrukturës për dhënien e 53 milionëve, kompanisë ”Bechtel-Enka”.

Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Ndërkohë, ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Prokuroria Speciale më 4 shkurt të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarit të tij politik Eset Berisha dhe Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, lidhur me ekzekutimin e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel-Enkës” e cila ishte kontraktuar për ta ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri me dashje i kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me datë 29 shatator të vitit 2017.

Related Articles

Back to top button