Ngjarje

(FoTO) Gëzhoja të plumbave në një rrugë në Fushë-Kosovë

Festa e ndërrimit të motmoteve edhe këtë vit nuk ka kaluar pa përdorim të armëve në Kosovë.

Fotografi të gëzhojave të plumbave në rrugën “Shefki Kuleta” në qytetin e Fushë-Kosovës.

Në fotografi shihen dy gëzhoja të plumbit të cilat janë shumë afër banesave në të cilat banojnë qytetarët.

Policia e Kosovës për disa ditë me radhë ka bërë thirrje që për natën e ndërrimit të motmoteve të mos përdoren armë.

Nga festimet e natës së mbrëmshme sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë rast tragjik, përveç disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Related Articles

Back to top button