Ngjarje

Gazetarit ia thyejnë krahun protestuesit në Leposaviq

Gjatë raportimeve të ekipeve të mediave, në komunën veriore të Leposaviqit, në vendin ku u sulmua grupi me gazetarë e kameramanë, gazetarit të DTV, Pleurat Salihut ia kanë thyer krahun.

Sipas informatave nga kolegë prezent, Salihu, ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, posa kanë arritur të largohen nga zona e rrezikut.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme.

“Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve”, thuhet në reagim./Lajme.net

Related Articles

Back to top button