Ngjarje
Gërvalla: Festofshim për jetë e mot, të gjithë së bashku, të pathyeshëm ndaj sfidave
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.
Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që shqiptarët të festojnë për jetë e mot të pathyeshëm ndaj sfidave.
“Të nderuar shqiptarë anembanë botës, ta gëzojmë të gjithë së bashku Ditën e Flamurin, ditëlindjen e 110-të të shtetit shqiptar. Festofshim për jetë e mot, të gjithë së bashku, të pathyeshëm ndaj sfidave”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.