Ngjarje

Gjendet personi i cili ra në greminë në Bjeshkët e Istogut, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili kishte rënë në një greminë në Bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë Fadil Gashi.

Gashi tha se viktima aktualisht është dërguar në spital.

“Është sjell me barrelë deri në fshatin Studenicën, për shkak të terrenit të vështirë dhe është e pamundur të shkohet me vetura”, tha Gashi.

“Sipas informacioneve gjendja e tij është e rëndë. Te shohim tutje çka do të ndodhë”, tha ai.

Related Articles

Back to top button