Ngjarje

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, autori ikë nga vendi i ngjarjes

Policia ka bërë të ditur se ditën e diel, një person pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një tjetër, kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të plumbave.

PK-ja s’ka njoftuar për ndonjë të arrestuar ende.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & SULM -Prishtinë 05.11.2023 – 22:27 Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rastin vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button