Gjykata e Budapestit: Ende nuk kemi vendosur për ekstradimin e serbit që dyshohet për krime lufte në Kosovë
Një shtetas serbe me inicialet S.S. është arrestuar në tetor të këtij viti në Hungari. Ai dyshohet që bashkë me shokë vranë e masakruan 33 qytetarë në lagjen “Kristal” të Pejës, pasi sipas Prokurorisë Speciale i njëjti dyshohet se pikërisht nga data 26 mars deri më 28 maj kreu krime në këtë qytet.
I dyshuari për krime lufte në Kosovë është duke qëndruar në Budapest, dhe nuk është duke u ekstraduar në Prishtinë.
Nga Gjykata Metropolitane e Budapestit për Klan Kosova kanë deklaruar se akoma nuk dihet data e ekstradimit.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se Gjykata Metropolitane e Budapestit nuk ka vendosur ende për çështjen e ekstradimit. Së shpejti do të caktohet një datë e re e gjykimit”, thuhet në përgjigjen e kësaj gjykatë për Klan Kosovën.