Ngjarje
Gjykata Speciale e liron Hysni Gucatin

ish-ushtari i UÇK-së, Astrit Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, është shprehur se Gjykata Speciale ka liruar Hysni Gucatin, dhe se ky i fundit do të vijë në Kosovë javën e ardhshme.
Në postimin e tij, Gashi është shprehur se Gjykata Speciale ka bërë skandalin e radhës, pasi nuk ka aprovuar kërkesën e Nasim Haradinaj, për lirim të hershëm.
“Gjykata Speciale duke ditur se po shkel të gjitha të drejtat me elementare njerëzorë po tenton përmes shantazhit të beje presion ne djemtë me te mire të luftës por Nasim Haradinaj nuk thyhet”, ka shkruar Gashi.



