‘Godet’ edhe Dimal Basha: Ka përfunduar debati për Messin dhe Albin Kurtin
Argjentina është kampione e botës në futboll. Në finalen dramatike, Argjentina ka mposhtur Francën. Finalja e Kupës së Botës në Katar është vendosur me penallti. Argjentinasit kanë fituar 4:2 me penallti. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk kanë dhënë fitues (3:3).
Për Argjentinën është titull i tretë i botës. Kështu Lionel Messi e kompleton karrierën e madhe me çmimin më të madh të mundshëm në futboll. Seria e penalltive ishte dramatike, si e gjithë ndeshja. Kylian Mbappe shënoi për epërsinë e Francës.
Dimal Basha, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka mundur pa e lidhur suksesin e Lionel Messit me shefin e tij, Albin Kurtin. “Debati për Messin përfundoj sonte, kurse për KM me 14 shkurt. Dy rekordmena”, ka shkruar ai në Facebook.
“Politikani dhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave MeMessin dhe MeKryeministrin”, ka mbaruar ai postimin e çuditshëm. Më parë edhe kryetari i Shtimes nga Lëvizja Vetëvendosje, Qemajl Aliu e bëri një krahasim të tillë.