Ngjarje

Grenell kritikon vendimin e Stoltenberg për dërgimin e 700 trupave shtesë të KFOR-it në Kosovë

Richard Grenell, ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas vendimit të deklaruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku brenda ditësh të dërgojnë edhe 700 trupa shtesë të KFOR-it në Kosovë. 

Grenell po e sheh këtë si një tjetër “shembull kaosi”, pasi kjo ishte rrjedhojë e politikës së Bidenit për Ballkanin që e linte BE-në të ishte në krye të negociatave Kosovë-Serbi.

“Ekipi i Bidenit kishte përqeshur ekipin e Trumpit për udhëheqjen e negociatave”, ka shkruar Grenell.

Sipas tij, strategjia e Trumpit për negociata ku fokusohej në “rritje të ekonomisë dhe refuzim të politikës kishte punuar.”

Stoltenberg ka njoftuar se përveç që do të vinin 700 trupa shtesë, do të kishte edhe forca shtesë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.

Related Articles

Back to top button