Gruaja me hixhab goditet me bllok betoni në kokë në Britani të Madhe – gjithçka ndodhë në mes të ditës

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë i vërsulet një gruaje me hixhab, që në një moment e godet me një bllok betoni në kokë, sulm ky që po cilësohet me motive racore.
Ngjarja ka ndodhur në West Yorkshire të Britanisë së Madhe në mes të ditës në qendër të qytetit, ku gruaja po priste në trotuar me një ombrellë në dorë.
This is absolutely horrific – a hijab wearing Muslim woman has had a paving slab thrown at her head by a white man in Dewsbury, West Yorkshire.
Violent Islamophobia is on the increase. pic.twitter.com/AqjNBRIqiI— Waqas Tufail (@_WaqasTufail) October 25, 2023
Ishte një burrë i veshur me të zeza që e goditi pa ndonjë shpjegim me një bllok betoni në kokë, e nga frika se do ta goditet sërish vrapon në drejtim të dy kalimtarëve të rastit.
Policia britanike ka arrestuar një 57-vjeç nën dyshimin për sulm fizik, kurse së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.



