Ngjarje
Gruaja që u gjet e vdekur tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë la pas 4 vajza, burri i ka ndërruar jetë kohë më parë

Një grua është gjendur e vdekur në liqenin akumulues në Mitrovicë.
Rastin për Gazetën Online Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gruaja e vdekur është e moshës rreth 56 vjeçare.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar infornatën, se në zonen e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femer rreth 56 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dergohet në IML, për obduksion.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Sipas raportimeve e vdekura është Ajshe Nebihu Prekazi.
E ndjera ishte nënë e katër vajzave, gjersa burri i ka ndërruar jetë kohë më parë.



