Ngjarje

Hapja e Urës së Ibrit, Lekaj: Kurti ka vetëm një prioritet, provokimin e situatës në veri për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i tij

Qeveria e Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, po insiston se Ura e Ibrit në Mitrovicë, duhet të hapet. Por, për këtë nuk po gjen mbështetje te aleatët ndërkombëtarë, të cilët qartazi thanë se nuk e përkrahin ndryshimin e statusit të kësaj ure.Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe deputeti nga AAK, Pal Lekaj, ku thotë se mos koordinimi me aleatët dhe NATO-n, për çështjet e sigurisë do ta dëmtoj edhe më shumë integrimin e vendit.

Sipas tij, Kurti ka vetëm një prioritet, ta provokoj situatën në veri për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i tij, ku thekson se kemi një kryeministër egocentrik që për të kënaqur egon e tij është në gjendje të shkelë çdo parim.“Hapja e urës së Ibrit pa koordinim me NATO-n dhe aleatët ndërkombëtarë është vetëm një veprim për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i qeverisë Kurti në mosrealizimin e premtimeve të tij. Për çudi, këto veprime kryeneqe të tij gjithmonë vijnë në kohën kur diaspora duhet të kalojë rrugën transit në Serbi, të cilët qëllimisht po e pengojnë kalimin e lirë të qytetarëve tanë. Kurti ka vetëm një prioritet: provokimin e situatës në veri për të terhequr vemendjen nga dështimi i tij. Moskoordinimi me aleatët dhe NATO-n për çështje të sigurisë do ta dëmtojë shumë integrimin e vendit. Jo rastësisht jemi vend i sanksionuar, sepse kemi një kryeministër egocentrik i cili për të kënaqur egon e tij është në gjendje të shkelë çdo parim”, përfundoi Lekaj për GazetaBlic.

Related Articles

Back to top button