Ngjarje

Haradinaj: Duke mos ndjekur rrugën amerikane, Kurti është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Hardinaj ka dalë me një reagim për situatën në veri dhe tensionet e krijuara së fundmi.

Sipas Haradinajt, Kryeministri dhe Qeveria, nuk duhet të ndërmarrin “asnjë hap krye në vete e pa koordinim me partnerët strategjikë, SHBA dhe BE”.

“Me Serbinë nuk mund të merremi vesh pa ndihmën e Amerikës dhe Albin Kurti duhet ta kuptojë këtë” – thotë ai.

Përmes këtij reagimi në Facebook, Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se i njëjti “duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit”.

“Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit. Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë dhe do të kthehet normaliteti në veri” – ka shkruari kreu i AAK-së.

Related Articles

Back to top button