Ngjarje

Haradinaj fajëson Kurtin: Zhvillimet shkuan në drejtim të gabuar faji yt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin Kurti për zhvillimet e ndodhura së fundmi.

Sipas Haradinajt, të gjithë këtë ngjarje janë një vazhdimësi dhe zhvillimet e fundit kanë shkuar në drejtim të gabuar për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

“Kurti e ka zgjedhur të kundërtën e ka zgjedhur Borrellin dhe Lajçakun. Pse e zgjodhi Kurti Borellin e Lajçakun dhe jo Washingtonin. Sikurse Kurti ta kishte zgjedhur Washingtonin dhe ta kishim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ta, do ta kishim veriun e integruar dhe nuk do të kishim përballje me terroristët. Tash ky i fajësoj Borrellin e Lajçakun të cilët vetë i ka zgjedhur.

Mashtrimi nuk kalon qe dy vjet jemi mashtruar. Zhvillimet kanë shkuar në drejtimin e gabuar për fajin e këtij njeriu. Do t’i lexojmë drejt veprimet e secilit prej nesh, nuk do t’ia falim askujt”, ka theksuar Haradinaj.

Megjithatë, sipas Haradinajt sulmi terrorist i sponsorizuar nga Serbia. ka marrë përgjigjen e duhur

“Institucionet e sigurisë së Kosovës i mposhtën dhe vërtetuan se askush nuk mund ta rrezikojë Kosovën. Kjo përballje kjo fitore ka sakrificën e vetë. Rreshteri Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. Por pse ndodhi sulmi. Mendoj se duhet të kthehemi në kohë. Serbia i ka armatosur dhe i ka dërguar në Kosovë për ta mbajtur jostabilitetin në Kosovë dhe rajon. Ky është interes i Serbisë dhe i Rusisë. Sepse po të implementohej marrëveshja e arritur Kosova do ta kishte të nënshkruar partneritetin për paqe. Dy ditë me parë ju kam dërguar letër Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës, ju lutem merruni vesh me Washingotnin”, ka theksuar Haradinaj, në seancën e Kuvendit po po diskutohet për projektrezolutën për dënimin e sulmit në veri.

Related Articles

Back to top button