Ngjarje
Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Marrëveshja i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, AAK e mbështet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se e ka njoftuar Hovenier për qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë – Serbi.
“Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, shkroi ai.



