Haxhiu: Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës, për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak

Lirimi i ish policit Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak ka nxitur kritika të shumta.
Kritika ndaj qeverisë ka drejtuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili konsideron se qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri.
“Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëvshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Kjo e liron Pantiqin ata i heqin barrikadat.” – shkruan Haxhiu.
Ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e Xhelal Sveçlës pasi nuk arriti ta dërgojë para drejtësisë Pantiqin.
Postimi i plotë:
Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës, për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak.
Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëvshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Kjo e liron Pantiqin ata i heqin barrikadat.
Kjo do të thotë nënshtrim i Qeverisë Kurti para grupeve kriminale.
Sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë.
Veprimet e kësaj qeverie janë veprime të pamatura dhe ad-hoc, që po i bëjn dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës.



