Hovenier e pret në takim Rada Trajkoviqin, ka një mesazh për personat që po e kërcënojnë
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur sot se është ndaluar në pikën kufitare Merdare. Ajo ka sqaruar se ndalesa i është bërë nga policia serbe.
Trajkoviq deklaroi se kishte udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për këtë situatë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili shprehet se “kërcënimet dhe frikësimet për shkak të opinioneve politike janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike”.
Ai shton se këtë gjë e ka thënë edhe më parë dhe po e ripërsëris sërish, teksa ka publikuar një foto së bashku me Trajkoviq nga takimi i përbashkët.
Postimi i plotë:
Politikania serbe së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familjha e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Ajo është në konflikt të vazhdueshëm me zyrtarët më të lartë në Serbi, përfshirë kryeministren Ana Bërnabiq dhe shefin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviq.