Hoxha: Qendra e grupit terrorist ishte në Kopanik, përgatitjet u bën në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/10/Hoxha123-780x470.webp)
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po mbajnë një konferencë për media, ku kanë publikuar pamjet ku konfirmohet përfshirja e shtetit të Serbisë në sulmin terrorist të ndodhur të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Hoxha tha se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.
“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit.
Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë”, tha Hoxha.
Drejtori i policisë shtoi më tej se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopanik, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë./Sinjali