I nervozuar dhe i mllefosur me Albin Kurtin, ky i moshuar shpërthen në të shara live në transmetim!

Një i moshuar, i mllefosur me Qeverinë e Kosovës për shkak të pensionit të ulët prej 100 euro, ka shpërthyer në të shara në transmetim direkt të emisioni “N’Frekuencë” me Robin në ATV.
“Mas pari pensionet që moti janë 100 euro. Unë 200 euro i kam barna në muajt me i marrë privat. Kurrë ma keq nuk e mbaj në mend unë. I kam tetë vjet shkollë pata 70 vitesh të kryer që e kam kry 8-vjeçaren atëherë, kam lexu masa nena, jam kanë në ato çfarë u lyp për kombin shqiptar me kujtu që bahet mirë a që bahet qeshtu, jo. Jam i Dobërdolit, ku u mbaj kuvendi atje, ku u kanë qendra e Ballit Kombëtar”, thotë i moshuari.
Ai tregon se sot kishte një problem, pasi që nuk i kishte dalë pensioni, dhe se i ishte kërkuar që të lajmërohet se është gjallë.
“Sot me i marrë 100 euro për me i marrë barnat, po më thotë shko shkruaju që je i gjallë, ju thash jo i gjallë s’jam hiç se me kanë i gjallë isha sikur të tjerët. Shkova u shkrova që jam gjallë, e mora letrën, nuk e kom pensionin të qitun, 100 euro nuk i kanë qitë. Jom shku në social me kanë thanë shko te Albin Kurti që ta ka ba pensionin 100 ero, shko tek ai ankohu”, u shpreh ai.
I moshuari i dërgoi një mesazh kryeministrit, të cilit i tha që të merret me ata të mëdhenjtë që sipas tij e kanë shkatërruar Kosovën, jo të merret me të vegjlit që kanë të ardhura nga 100 euro.
“Unë albin Kurtin nuk e kom qetu se kisha ditë çka mi thanë hënëz atij. Albin Kurtit kisha mi than, kapi të mëdhenjtë që e kanë shkatërruar Kosovën e jo neve të vegjlit, që na q** nanën me ka 200-300 euro”, thotë ai. /atvlive.tv/ Korrespodenti/



