Sport

Ja si reagoi Ronaldo pasi Lionel Messi fitoi “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo nuk është prononcuar ende për mbrëmjen gala të “Topit të Artë” në rrjetet e tij sociale, por reagoi në një nga llogaritë e gazetës “AS”, që kishte publikuar një analizë të gazetarit Tomas Roncero, zëvendësdrejtor i gazetës së lartpërmendur, i cili kritikon dhënien e çmimit Lionel Messit, për të tetën herë.

Lojtari portugez vendosi të lërë një koment të thjeshtë me emoji, që kalon nga e qara në të qeshur.

Roncero e komenton çmimin me ironi, duke thënë se duhet të jetë një homazh për dikë “tashmë në pension, që kaloi disa muaj më parë te Miami”.

Gazetari shprehet se nuk e kujton më Botërorin në Katar dhe argumenton se Messi duhet të ketë tre “Topa të Artë” më pak: 2010 (Xavi ose Iniesta), 2021 (Lewandowski) dhe 2023 (Haaland ose Rodri).

Related Articles

Back to top button