Ngjarje

Kampi amerikan “Bondsteel” shpall konkurs pune,rroga 1900 euro

Kampi Bondsteel ka shpallur konkurs për specialist administrativ, me pagë mujore në vlerë 1900 euro.Kushtet për aplikuesit për këtë pozitë janë që të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm,dhe formim profesional për administratë,financa ose kontabilitet.

Po ashtu duhet të kenë përvojë pune minimum 2 vjeçare në këtë drejtim, mundësisht në organizata, thuhet në kriteret e konkursit.

“Duhet të kenë njohuri pune, aftësi për të punuar në grup,njohuri të mira në gjuhën shqipe dhe angleze,të kenë njohuri të gjuhës serbe”, thuhet në konkurs.Konkursi është i hapur deri më 17 nëntor.

Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,që është nën komandën e KFOR-it,dhe është e vendosur në Ferizaj./illyriantimes.info

Related Articles

Back to top button