Kampioni i botës në boks, Canelo Alvarez, e kërcënon publikisht Leo Messin
Argjentina mbanë shpresat ende për në Kupën e Botës “Katari 2022” falë kapitenit të tyre, Lionel Messi.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, shënoj një supergol dhe asistoj për Enzo Fernandez në fitoren e Argjentinës 2-0 kundër Meksikës.
Festa e futbollistëve të Argjentinës ishte shumë e madhe, jo vetëm në fushë por edhe në dhomën e zhveshjes.
E në një video, “La Pulga” shihet i ulur në vendin e tij, kurse poshtë këpucëve ishte një fanellë e Meksikës, që e shkëmbeu me lojtarin, Andres Guardado.
Për këtë ka reaguar edhe kampioni i botës në boks, Canelo Alvarez.
A shihet Messi duke e fshirë dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë???” “I lutem Zotit të mos e takoj”, ka shkruar Alvarez në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Ani pse Messi nuk ka deklaruar asgjë, Canelos i’u kundërpërgjigj kështu shoku i ngushtë i “Pleshtit”, Kun Aguero.
Zotëri Canelo, mos kërkoni justifikime apo probleme, me siguri nuk dini për sportin e futbollit dhe çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes. Fanellat gjithmonë janë në tokë pasi të mbyllet ndeshja për shkak të djersës, kurse nëse shikoni nga afër, Messi bën lëvizjen për ta hequr atë dhe aksidentalisht e godet”, ka shkruar Aguero në Twitter.