Kaosi në veri- Pse po heshtin Kurti, Osmani dhe Konjufca

Që nga orët e mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës qindra serbë janë mbledhur për të penguar punën e kryetarëve të katër komunave, raporton Gazeta Blic.Aty përveç policisë së Kosovës, tashmë ndodhen edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Situata vazhdon të jetë momentalisht e qetë ku serbët po qëndrojnë përball kordonëve të policisë së Kosovës të cilët po ruajnë objektet e katër komunave.
Por krejt që ka ndodhur deri në këto momente është një takim i ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier me presidenten dhe me dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK.
Në takim ishte i ftuar edhe kryespiuni i Kosovës, Petrit Ajeti.Pas takimit, i vetmi që ka folur ka qenë ambasadori amerikan i cili edhe njëherë shpreh shqetësimin e tij dhe shtetit që përfaqëson SHBA-të për situatën në veriun e Kosovës.
Por deri në këto momente askush nga liderët e institucioneve të Kosovës, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti qoftë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme.
Kryeministri Kurti besohet se është jashtë vendit ku po merr pjesë në një forum e që ka të bëjë me luftën në Ukrainë.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deri në këto momente “nuk është bërë i gjallë”.Që nga e premtja liderët e institucioneve të Kosovës, saktësisht Albin Kurti, nga SHBA e deri te BE është kritikuar ashpër për veprimet që po bënë në veriun e Kosovës.



