Ngjarje

Katër policët e bllokuar në veri, dërgohen në Leposaviq

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

Situata e sigurisë të mërkurën në Mitrovicën e Veriut është e qetë.

Ndërkohë, rrugët vazhdojnë të mbesin të bllokuara drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani.

Për të pestën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në Veri, të njëjtat ende nuk janë larguar.

Related Articles

Back to top button