Ngjarje
KFOR-i thotë se po e “shqyrton” kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave
“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij në OKB”
Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar sot letër KFOR-it, ku i ka kërkuar që të bëhet kthimi i njëmijë trupave serbe në Kosovë.
KFOR e ka konfirmuar se e ka pranuar një letër të tillë.
“Kemi marrë një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e shqyrtuar. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij në OKB”.