Komandanti i KFOR-it flet për situatën në Veri: Rrezikuam të humbnim gjithçka
Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuça ka thënë se situata në veri të Kosovës është shumë komplekse.
“Situata ëshë shumë komplekse sepse në veri ka pasur braktisje të institucioneve që ka sjellë një vakum. Aktualisht njerëzit ndjejnë pasiguri dhe frikë”, ka deklaruar Ristuça.
Për “Euronews Serbia”, ai ka thënë se situata përgjithësisht është e qetë por që mund të ndryshojë, përcjell Insajderi.
“Ju e dini mirë se çfarë ka ndodhur në muajt e mëparshëm, duke filluar nga korriku. Gjatë këtyre muajve rrezikuam të humbnim gjithçka që ishte arritur në 23 vitet e mëparshme. Situata është shumë komplekse sepse në veri ka pasur dorëheqje nga institucionet, gjë që ka sjellë një vakum dhe ka shkaktuar frikë e pasiguri tek qytetarët”.
Sipas tij, nga pala kosovare dhe serbe ka një retorikë të panevojshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në këtë situatë.
“Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të shmangin çdo lloj deklarate që mund të çojë në përshkallëzim. Ne duhet të ruajmë paqen dhe sigurinë dhe të krijojmë kushte në të cilat dialogu mund të vazhdojë dhe rezultatet e arritura mund të ruhen”, ka përfunduar komandanti i KFOR-it. /thanjani.com