Komuna e Prishtinës do ndërtojë therrëtore publike për kafshë
Komuna e Prishtinës planifikon të ndërtojë therrëtore publike për kafshë.
Për këtë projekt komuna pritet të ndajë 400 mijë euro.
Ky tender është duke u ekzekutuar përmes procedurës së hapur, derisa kriter për dhënie të tij është operatori që ofron çmimin më të ulët.
Projekti pritet të përfundojë 240 ditë pas dhënies së kontratës.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme për ndërtim të lartë në vlerë minimale prej 500 mijë euro, në 3 vitet e fundit.
Operatori ekonomik, po ashtu duhet të angazhoj personelin profesional të cilët duhet të kenë kualifikimet shkollore të mëposhtme: Menaxher i Projektit – Inxhinier ndërtimi me ISO 9001-2015 – së paku 10 vite përvoje pune, të ketë menaxhuar së paku 3 projekte, njëri projekt së paku me vlerë minimum 2 milionë euro – dëshmia dokumentare CV që dëshmon përvojën dhe referenca– kontrata te noteri nga të dy palët.
Për këtë projekt kërkohet po ashtu angazghimi i një arkitekti të certifikuar për auditimin e energjisë eficiente, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës – përvoja të dëshmohet me CV dhe referenca – dëshmi se ka udhëhequr punimet e punës elektrike në një projekt me vlerë minimale 2 milionë euro, inxhinier i ndërtimit drejtimi hidro me së paku 10 vite përvojë pune, Inxhinier i makinerisë – i certifikuar nga International Institute for Welding – me certifikatë për saldim IWS – Dëshmia e përvojës profesionale si inxhinieri makinerisë pas diplomimit i specializuar me IWS minimum 8 vite, të dëshmohet me referenca dhe CV; Inxhinier i Gjeodezisë – 5 vite – licenca, diploma, kontrata e noterizuar, së paku të ketë udhëhequr dy projekte të ndërtimit të lartë; dëshmi e përvojës me CV dhe referenca.