Ngjarje

Komuna e Skenderajt shpall thirrjen për donacion për të prekurit nga vërshimet

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar thirrjen publike për donacion nga njerëzit e vullnetit të mirë për të ndihmuar të prekurit nga vërshimet, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Postimi i plotë:

LUTJE PËR NDIHMË!

Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Të dashur përfaqësues të biznesve,
Të dashur bamirës,

Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirsve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale.
Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm
SKENDERAJ

Related Articles

Back to top button