Konjufca për vrasjen e shtatzënës: Institucionet e drejtësisë t’i japin dënimin e merituar vrasësit
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, thotë se është tronditur nga vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.
“Sonte u troditëm nga vrasja makabre e gruas 35 vjeçare, në oborrin e QKUK-së, që rezulton se ishte shtatzënë në ditët e fundit të pritjes për ta sjellë në jetë fëmijën e saj. Edhe një vrasje e një gruaje nga burri i saj brenda pak ditësh pasi një tjetër grua u vra me sëpatë nga burri i saj në shtëpinë e saj”.
“Në momente të tilla, nuk ka fjalë që përshkruan mllefin dhe dhimbjen që secilin prej nesh ndien”.
Konjufca u ka bërë thirrje institucioneve të rendit të kapin vrasësin dhe institucionet e drejtësisë t’ia japin dënimin e merituar.
“Ngjarje si këto në javën e fundit, pikërisht në kohën kur po shënohet fushata globale kundër dhunës me bazë gjinore, tregon domosdoshmërinë për përkushtim dhe reagim institucional e shoqëror. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë. Iu bëjë thirrje institucioneve të rendit të bëjnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar”.
“Bashkëndiej me familjen, të afërmit dhe miqtë e viktimës dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkroi Konjufca në Facebook.