Ngjarje

Kosova bëhet me moderatore me mbulesë për herë të parë

Kaltrinë Zeneli do të jetë moderatorja e parë me mbulesë në Kosovë. Ajo është aktiviste e të drejtave të gruas e poashtu ajo prej vitesh ushtron edhe profesionin e saj si aktore, ku së fundmi është e angazhuar në qendrën “Artpolis”.

Pak ditë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Zeneli ka treguar se ka vendosur të mbulohet, shkruan ‘Mitropol’.

Ajo tregon se vendimi i saj u respektua nga të gjithë, mirëpo i ati e kishte brengën e profesionit.

Së fundmi është bërë e ditur se aktorja Kaltrinë Zeneli ka filluar punën si moderatore në Rtv Dukagjin, e ajo çka e bën të veçantë është se Kaltrinë Zeneli është moderatorja e parë me mbulesë në Kosovë.

Zeneli do të moderojë emisionin ‘Pasditja Sportive’ dhe emisionin ‘112’ në Radio Dukagjini, që të dy emisionet ditën e shtunë.Gjatë vitit 2022 emri i aktores ishte ndër emrat më të spikatur, pasi që në nëntor të atij viti përmes publikimit të një videoje, ajo denoncoi maltretimin e një të moshuare në një qendër private të të moshuarve në Pejë./Mitropol/

Related Articles

Back to top button