Sport
Kosova me selektorin më të vjetër në Evropë
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll drejtohet nga selektori më i vjetër në Evropë. Kështu ka raportuar të martën sajti polak “sportowefakty”. Francezi Alain Giresse është selektor i Kosovës. Të martën Polonia e zgjodhi selektor portugezin Fernando Santos.
“Është interesante se nga 54 ekipet përfaqësuese evropiane, vetëm Kosova ka selektor më të vjetër. Kosovën e drejton 70-vjeçari, Alain Giresse. Dhe i treti pas francezit dhe portugezit Fernando Santos është italiani 66-vjeçar i Azerbajxhanit, Gianni De Biasi”, shkruan mediumi polak.
Santos është 68-vjeçar./Koha.net