Ngjarje

Krasniqi: Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër, nëse beson që ka vota bujrum

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ”në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeministër”.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk është i gatshëm për zgjedhje, teksa e ripërsëriti kërkesën e tij për kryeministrin ”nëse beson që ka vota, bujrum”.

Krasniqi tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër, Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.

”Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeministrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi, në RTV21.

Related Articles

Back to top button