Ngjarje

Krasniqi thirrje Qeverisë: Hiqni barrikadat, do të ju mbështesim

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të veprojë e t’i largojë barrikadat në pjesën veriore.

Ai ka thënë se do ta mbështesin ekzekutivin në këtë pikë nëse veprojnë.

“Prandaj, siç kam bërë gjatë gjithë kësaj kohe, disa herë, po e bëj këtë thirrje përsëri sonte, uroj për herë të fundit, ka thënë Krasniqi”.  Reagoni! Hiqni barrikadat! Çdo minutë që po kalon, po rrezikon sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Qytetarët kanë votuar për Qeveri që e qeverisë krejt Kosovën e jo vetëm deri te Ura e Ibrit. Andaj, mos u zbrapsni se do të ju mbështesim të gjithë”.

Krasniqi ka thënë po ashtu se barrikadat janë shndërruar në politikë të Vuçiqit.

“Qeveria duhet të jetë vigjilente dhe të reagoj sa më shpejtë për të hequr barrikadat të cilat janë kthyer në punkte të Vuçiqit, si tentim për ndarjen e Kosovës. Për këtë, po e përsëris, Qeveria e ka mbështetjen time të plotë”, ka deklaruar ai.

Related Articles

Back to top button