Sport
Kroacia, fuqia e tretë e botës në futboll
Një shtet nga Ballkani Perëndimor ka arrit të jetë i treti ekip më i mirë në botë për futboll.
Në përballje për vendin e tretë në Kupën e botës, Kroacia mundi Marokun me rezultat 2:1.
Goli i parë i ndeshjes erdhi herët në pjesën e parë kur po luhej minuta e 7-të e ndeshjes. Për 1:0 shënoi Josko Gvardiol.
Por, vetëm dy minuta më vonë, marokenët shënuan për 1:1 me Achraf Dari.
Por, kroatët treguan se janë më të mirë se maokientët. Tre minuta para se të përfundonte pjesa e parë e ndeshjes, për 2:1 shënoi Mislav Orsic.
Ndërkaq, nesër prej orës 16:00 luhet ndeshja e madhe për më të mirin e kampionatit botërorë mes Francës dhe Argjentinës.