Kryeministri i Kroacisë mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se vendi i tij e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Përmes një postimi në Twitter, Plenkoviq ka thënë se Kroacia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në rrugën e nisur.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai.
Sot zyrtarisht, Kryeministri i Kosovës ia ka dorëzuar në Pragë letrën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.