Ngjarje

Kryetari i Listës Serbe kërkon nga qytetarët në veri të lejojnë qarkullimin e KFOR-it dhe EULEX-it

Kryetari i partisë Lista Serbe, Goran Rakiq përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin, duke thënë se prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.

Ky reagim i Rakiq erdhi pas njoftimit që një patrullë e EULEX-it është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e kaluar në veri të Kosovës.

Kryetari i LS-së tha se në emër të partisë që ai udhëheq dhe në emrin e tij, i bën thirrje të gjithë qytetarëve për paqe dhe vetëpërmbajtje.

“Të mos biem në provokime. Të gjithë kemi nevojë për paqen dhe vazhdimin e dialogut për t’u dhënë hapësirë ​​negociatorëve të cilët do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme” – thuhet në reagim.

Tutje është thënë se njoftim se Lista Serbe dëshiron që bashkëqytetarët e tyre të arrestuar të lirohen.

“Të gjithë e dinë se këto janë akuza të sajuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo depërtim i policisë së Kosovës apo njësive tjera në veri të Kosovës” – thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, në një njoftim për media, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë dënoi sulmin ndërsa konfirmoi se nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale” – thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button